MENU
klinika

Zbardhen detaje nga biseda

Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe takim ‘kokë më kokë’ me Mbretin Charles III

30.05.2024 - 18:09

Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Uran Ferizi u prit në Buckingham Palace nga Mbreti Charles III për të dorëzuar kredencialet e emërimit të tij si përfaqësues diplomatik i Republikës së Shqipërisë. Gjatë takimit, Mbreti Charles III vlerësoi ambasadorin Ferizi për arritjet akademike, ndërsa shprehu kuriozitet dhe interes për të vizituar Shqipërinë, veçanërisht qytetin e lashtë të Butrintit dhe Alpet e Shqipërisë.

“I thashë mbretit që përfaqësoja Shqipërinë, por dhe shqiptarët në Britani, ku plot nga ata janë po aq të suksesshëm, në mos më shumë. I thashë se jemi një popull krenar, dhe aleat besnik i Britanisë. I përcolla dëshirën e shtetit shqiptar dhe shqiptarëve që ai të vizitojë Shqipërinë. U tregua shumë entuziast, sidomos për të vizituar Butrintin dhe Alpet shqiptare. Dhe dhurata, e katër llojeve të mjaltit të Malësisë i pëlqeu shumë, sidomos atij të gështenjes” tha ambasadori Ferizi në një prononcim të shkurtër.