MENU
klinika

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut

Arben Taravari: Shqiptarët do kenë gjashtë ministri dhe kryetarin e Parlamentit

19.05.2024 - 14:05

Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit, bëri të ditur ekskluzivisht për Radio Televizionin e Kosovës, Arben Taravari nga koalicioni VLEN.

“Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdoj të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspert ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë i dinjitoz, me njerëz profesionist”, tha ai.

Taravari tha se konstituimi i Kuvendit do të bëhet në fund të këtij muaji, kurse Qeveria e re pritet të votohet në pjesën e parë të muajt qershor.

“Konstituimi i Kuvendit është planifikuar të bëhet diku ka fundi i këtij muaji, muajit maj, dhe ne ndërkohë ka fundi i javës së ardhshme do t’i kemi edhe zgjedhjet dhe programin qeveritar. Pasi të konstituohet Parlamenti duhet që presidentja e shtetit t’i jep mandatin mandatarit të ardhshëm. Në gjysmën e parë të qershorit sigurisht do ta kemi Qeverinë e re”, tha ai.

Partnerët e koalicionit ,sipas Taravarit, janë pajtu që prioritet i Qeverisë së re të jetë rruga drejt Bashkimit Evropian, lufta pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"A kishte një platformë të “gatuar” në këtë darkë?"

Analiza e medias maqedonase për mbledhjen e Ramës me politikanët shqiptarë në Shkup


“Të bëhet një traktat i paqes Kosovë - Serbi”

Sinjalet për sulme në Veri, ministri Maqendonci ngre alarmin

"Të shqetësuar për përdorimin e termit “maqedonas verior”!"

Censi/ Reagon ashpër Shkupi: Të dhënat për minoritetin etnik s’janë të sakta!

“Nuk ka minoritet bullgar, të ribëhet regjistrimi“

Maqedonasit, kundër censit në Shqipëri