Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka deklaruar se mund të vijë një moment që të përfshihet në politikë. Në një konferencë për shtyp, Malltezi tha se kjo gjë mund të ndodhë, si një formë qëndrese ndaj padrejtësisë që po ndodh me procesin ndaj të atit.
Sipas Malltezit nëse është e nevojshme do e mendojë si formë qëndrese edhe përfshirjen në PD
“Nuk ka pasur ndryshimi në atë çfarë kam thënë më parë. Shpresoj që situata në vend të bjerë në hullitë e ligjshmërisë dhe proceset të ndjekin rrugën e tyre ligjore. Do të qëndroj nëse mendoj se është një padrejtësi ndaj të cilës duhet qëndruar. Aktualisht po qëndroj në këtë formë, por më vonë mund të qëndroj duke marrë vendime të tjera drejt politikës.” tha Malltezi.
Malltezi, e bija e ish kryeministrit Sali Berisha, dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit gjithashtu ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme se bërë mashtrim topografik për çështjen e Kompleksit Partizani, ndërkohë që ka shtuar se ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006.
“Procesi ndaj Sali Berishës është politik. Altin Dumani, Millonai dhe Kraja po bëjnë një proces fiktiv ndaj Berishës. Ka falsifikime nga hetuesit për procesin ndaj Sali Berisha. Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006. SPAK ka bërë mashtrim topografik në çështje”, tha ajo.