MENU
klinika

Në hetim për veprën penale të korrupsioni

Argita Malltezi sulmon SPAK si babai i saj: Hetuesit kanë falsifikuar dosjen ‘Berisha’

24.05.2024 - 12:48

Argita Malltezi, e bija e ish kryeministrit Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët ka deklaruar se procesi ndaj Sali Berishës është politik.

Ajo ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme se ka bërë mashtrim topografik në çështje, ndërkohë që ka shtuar se ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006.

““Procesi ndaj Sali Berishës është politik. Berisha dhe Malltezi janë të burgosur politik, sipas përkufizimeve të akteve ndërkombëtare. Sa herë Edi Rama në Asamblenë apo Kongresin e PS ka kërkuar që SPAK të veprojë ndaj Berishës, prokurorët kanë instesifikuar veprimet e tyre.Altin Dumani, Millonai dhe Kraja po bëjnë një proces fiktiv ndaj Berishës. Ka falsifikime nga hetuesit për procesin ndaj Sali Berishës. Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006. SPAK ka bërë mashtrim topografik në çështje”, tha ajo.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie.

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.