MENU
klinika

"E quan partinë pronën e vet"

Argita pasardhëse e Berishës? Bejko: Organizatë familjare

23.05.2024 - 20:48

Nënkryetari i Partisë Demokratike Roland Bejko ka komentuar aludimet se Argita Malltezi mund të jetë pasuese e ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të Rithemelimit.

Ai tha se Foltorja ka hyrë në fazën e ngrënies së vetes së vet, ku njerëzit po i ikin dhe zhgënjimi në radhët e saj është i madh.

“Zonja Malltezi është non grata. Unë jam tek PD, ajo është një organizatë familjare. Demokratët shkuan me shpresë se Berisha është më i zoti se Basha. Tani ka zhgënjim. Shkuan disa deputetët së fundmi për kalkulime. Ka filluar leximi mbrapsht edhe prej tyre. Në këto kushte me një parti familjare, partinë e quante pronë të vetën. U çudit pse bënte rezistencë Basha, vajti ta nxirrte me shqelma. Tani është në fazën e ngrënies së vetes. Foltores i mungon kauza. Nuk i qëndroi tezave morale për të cilat njoftoi krijimin. Kështu ra Roma e lashtë, hëngri veten”, tha Bejko për “Report Tv”.