24.05.2024 - 11:07
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar, pasi në Tiranë janë arrestuar katër shtetas nga Kosova, që dyshohet se trafikonin armë zjarri.
Balla shprehet se trafikantët duhet të luftohen me vendosmëri deri në fund.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
???????? Policia e Shtetit Tiranë ka goditur përsëri një grup kriminal i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh. Duhet të bëjmë gjithçka me më shumë angazhim, që fenomeni i armëmbajtjes pa leje dhe trafikantët e armëve të luftohen nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, me vendosmëri, çdo ditë.