MENU
klinika

Ku renditet partia AfD në sondazhe?

As skandalet nuk e ndalin “hovin” e të djathtës ekstreme gjermane

27.05.2024 - 11:12

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) renditet në vendin e dytë në sondazhe përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të qershorit, pavarësisht nga një valë skandalesh të fundit.

Një sondazh online i kryer nga instituti i sondazheve INSA për gazetën Bild am Sonntag tregoi se AfD ka 17 për qind mbështetje, e pandryshuar nga prilli. Aleanca konservatore gjermane CDU/CSU është në krye me 30 për qind, Partia Social Demokratike (SDP) në pushtet ka 14 për qind mbështetje dhe partnerët e saj të koalicionit të Gjelbrit dhe Partia Demokratike e Lirë 13 për qind dhe 4 për qind, respektivisht.

AfD është tronditur nga skandale javët e fundit, me kandidatin kryesor të partisë për zgjedhjet evropiane, Maximilian Krach, i ndaluar të fliste publikisht pasi tha se jo të gjithë anëtarët e forcave paraushtarake naziste SS ishin kriminelë.

Germany bewildered about how to halt the rise of the AfD – POLITICO

Kandidati i dytë i partisë në zgjedhjet evropiane, Petr Bystron, gjithashtu u tërhoq nga fushata pasi shtëpia e tij në Berlin u kontrollua nga policia javën e kaluar. Bystron është nën hetim për pastrim parash dhe ryshfet, dhe për lidhje me rrjetet pro-ruse.

Përveç kësaj, policia gjermane muajin e kaluar arrestoi ish ndihmësin e Krah, Jian Guo. Krah e shkarkoi atë pas akuzave se një ndihmës parlamentar po spiunonte për Kinën.

Ndërkohë që vargu i titujve negativë ende nuk e ka dëmtuar AfD, në sondazhet gjermane, tashmë ka lënë pasoja për partinë në nivel evropian.

Përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, AfD u përjashtua këtë javë nga grupi Identitet dhe Demokraci (ID), një aleancë e partive të krahut të djathtë populist në parlament.Megjithatë, trendi i rritjes së ekstremizmit të AfD ka të ngjarë të vazhdojë.