MENU
klinika

Nën hetim kryetari i njësisë administrative Postribë

Asgjësohen mbi 4 mijë bimë narkotike në Shkodër, arrestohet 34-vjeçari

31.05.2024 - 12:03

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 34-vjeçar për kultivim të lëndëve narkotike, në kuadër të megaoperacionit policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”.

Gjithashtu, procedua në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, kryetari i njësisë administrative Postribë.

Policia, në Postribë, gjeti dhe asgjësoi 2946 bimë narkotike dhe 1385 fidanë në kubikë si dhe në fshatin Baks, gjetën dhe asgjësuan 290 bimë cannabisi.

Njoftimi i policisë:

Qarku Shkodër/Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Nga kontrollet intensive të territorit, asgjësohen në Postribë dhe në Velipojë, 4621 bimë dhe fidanë cannabisi.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i kultivimit në Velipojë.

Procedohet në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, kryetari i njësisë administrative Postribë.

Në vijim të megaoperacionit kombëtar policor, të koduar “Territor i pastër”, u evidentuan dhe goditën 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, konkretisht:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në Postribë, gjetën dhe asgjësuan 2946 bimë narkotike dhe 1385 fidanë në kubikë. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e njësisë administrative Postribë, shtetasin R. M., 34 vjeç;

-shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në fshatin Baks, gjetën dhe asgjësuan 290 bimë cannabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore, u identifikua, kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi A. T., 43 vjeç., banues në Velipojë.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.