MENU
klinika

Pranoi se mund të shkaktonin efekt anësor të rrezikshëm

AstraZeneca tërheq vaksinat!

08.05.2024 - 10:47

Vaksina anti-COVID, Oxford-AstraZeneca, po tërhiqet në mbarë botën, disa muaj pasi gjiganti farmaceutik pranoi për herë të parë në dokumentet gjyqësore se mund të shkaktojë efekt anësor të rrallë dhe të rrezikshëm, shkruan “Telegraph”.

Vaksina nuk mund të përdoret më në Bashkimin Evropian, pasi kompania u tërhoq vullnetarisht. Kërkesa për tërheqjen e vaksinës është bërë më 5 mars dhe ka hyrë në fuqi të martën.

Kërkesa të tilla, AstraZeneca do të bëjë edhe në vendet e tjera ku i është miratuar vaksina anti-COVID.

AstraZeneca ishte shpallur “triumf për shkencën britanike” nga kryeministri i atëhershëm Boris Johnson.

Vaksina e AstraZenecas është nën hetim për një efekt anësor shumë të rrallë, që mund të shkaktojë mpiksje gjaku dhe numër të ulët të trombociteve në gjak. AstraZeneca pranoi në dokumentet gjyqësore të paraqitura në Gjykatën e Lartë në shkurt se vaksina “mund, në raste shumë të rralla, të shkaktojë TTS”.

TTS – që nënkupton trombozën me sindromën e trombocitopenisë – është lidhur me të paktën 81 vdekje në Britani, si dhe me qindra lëndime të rënda. AstraZeneca është paditur nga më shumë se 50 viktima të dyshuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN