MENU
klinika

Reagimi i fundit

Athina merr tjetër “shuplakë” nga Brukseli: Mos përdorni rastin e Belerit për të penguar integrimin e Shqipërisë

07.05.2024 - 20:28

Bashkimi Evropian i ka dhënë një tjetër goditje të fortë Greqisë sa i takon bllokimit të integrimit dhe rastit “Beleri”.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero deklaroi sot para gazetarëve se beson se të gjitha forcat politike në Maqedoni të Veriut do ta mbështesin përparimin e vendit në rrugën evropiane, teksa sa i takon Greqisë dhe Shqipërisë kërkoi që çështjet e drejtësisë të mos bëhen pjesë e pengesave të integrimit.

Shpresoj se edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria do të mund t’i hapin negociatat rreth Klasterit të parë – Të drejtat themelore, sa më parë të jetë e mundur. Vendimi se kur do të thirren Konferencat e ardhshme ndërqeveritare tani është në duart e vendeve anëtare”, shtoi Pisonero.

E pyetur nëse procesi gjyqësor kundër Fredi Belerit është shkak Greqia ta bllokojë Shqipërinë, Pisonero deklaroi se Komisioni nuk komenton çështje të gjyqësorit, teksa shtoi se çështjet bilaterale nuk do të duhej  të ishin shkak për bllokim të procesit negociues.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin