Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga vrasja e efektivit të policisë në Fier, Novruz Cenalia, ende nuk ka asnjë gjurmë për autorin e dyshuar, shtetasin Azgan Mërnica.
Kontrollet e policisë tashmë janë shtrirë edhe më gjerë, pasi autori ka dyshime se është larguar drejt Gjirokastrës apo Tepelenës.
Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se një person i ngjashëm me autorin është pare ne Gjirokastër.
Autoritetet po verifikon informacion e marrë dhe për ketë ka lajmëruar policinë e Gjirokastrës. Policia ngre dyshimet se personi mund te tentoje të kaloji kufirin. Ndërkohë kontrollet vijojnë ne fshatin Pojan. Kontrolle po behën ne stane, në tunele etj.
Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 13:15 të (13 majit), në fshatin Baltëz dhe ende mbetet mister arsyeja e vrasjes së efektivit, i cili ishte me uniformën e policisë dhe po shkonte të merrte shërbimin kur u përball në rrugë me 23-vjeçarin, i cili udhëtonte me një mjet tip Audi së bashku me nënën e tij.
“Aty kam dëgjuar një të shtënë arme”, ka deklaruar nëna e Azgan Mernicës, e cila po udhëtonte në mjet së bashku me të birin. Më pas, ajo rrëfeu se djali i saj u rikthye sërish në makinë dhe janë larguar në drejtim të banesës së vëllai të saj.
“Djali iku me vrap pa më thënë se ku do shkonte”, përfundoi gruaja dëshminë.
Policia e Fierit ka marrë në pyetje 12 persona, mes tyre edhe prindërit e autorit të dyshuar, Petrit Mernica dhe Ajete Mernica.
Ndërkohë policia ka dhënë shpërblim 30 mijë euro për çdo informacion që çon në kapjen e autorit të krimit.