MENU
klinika

“Ishte bërë deti kos në funksion të korrupsionit!"

Avokati Ngjela: Besimin e kemi tek SPAK, të mos presë nga institucionet

24.05.2024 - 16:41

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se SPAK nuk duhet të presë mbështetje nga institucionet, pasi sipas tij, janë të gjitha të korruptuara.

Ai u shpreh se “këtu ishte bërë deti kos në funksion të korrupsionit, kush merrte lugën që ia jepte shteti hante”. Ndërsa theksoi se Prokuroria e Posaçme ka detyrë të madhe për zhvillimin e vendit, duke shtuar se korrupsioni e ka mpirë.

“Institucionet janë të korruptuara, vijnë nga korrupsioni. Kush ka qenë ai institucion që nuk ka qenë i korruptuar në Shqipëri.

Nga institucionet do të presë SPAK? Çfarë japin shërbimet? Aty është gjëja. Këtu ishte bërë deti kos në funksion të korrupsionit. Kush merrte lugën që ia jepte shteti hante. Ministri, zv. Kryeministri e kryeministri kishin lugën më të madhe.

SPAK ka një detyrë të madhe për zhvillimin e Shqipërisë. Korrupsioni ka mpirë zhvillimin shqiptar”, tha Ngjela.

Ndërsa shtoi: “Nëse policia, disa organe të survejimit, si prokuroria, nuk do të ishin të korruptuara nuk do të kishte korrupsion në Shqipëri. Shpresën e kemi të gjithë te SPAK”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme

Çfarë do të ndodhë pas arrestimit të Sali Berishës

Spartak Ngjela zbulon shifrën e 'çmendur'

“Rama duhet të kërkojë qira për marrëveshjen me Italinë”