MENU
klinika

Miratimi i rezolutës

Avokati serb ngre alarmin: Përshkallëzimi në Bosnje është përpara nesh!

24.05.2024 - 15:23

Avokati serb Cedomir Stojkoviç ka analizuar situatën mbi atë çfarë po ndodh në Serbi. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç foli në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 23 maj mbi rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës në Bosnje-Hercegovinë.

Ai e konsideron sjelljen e Vuçiçit si të turpshme dhe shton se përshkallëzimi në Bosnjë është shumë pranë.

“Qeveria serbe që përbëhet nga liderët ushtarakë dhe kjo pjesë e qeverisë së re përbëhet edhe nga shumë agjentë rusë që janë të fokusuar tek shkallëzimi që mund të vijë nga Bosnje Hercegovina. Dhe këtu kemi të bëjmë me atë çfarë Milorad Dodik tha. Për zhdukjen e Bosnjes, dhe po shohim që ky ishte plani. Ata e kanë planifikuar këtë për një kohë të gjatë dhe kjo është arsyeja pse kemi këtë qeveri. Nuk është një qeveri pro-evropiane. Nuk është ajo qeveri që duhet ta sjellë Serbinë pranë Bashkimit Europian, por është një qeveri që do luftë. Prandaj besoj se përshkallzimi në Bosnjë është para nesh.”

Ai gjithashtu shprehet se politika e brendshme e Serbisë ndikon në mediat dhe publikun e gjerë serb. Sipas tij, populli serb nuk e ka idenë çfarë ndodh në realitet me politikat ndërkombëtare në Serbi.

“Kjo sjellje patetike është tipike për Vuçiçin. Ai e ka përdorur këtë metodë edhe kur është diskutuar për Kosovën. Serbia pati një pasojë nga komuniteti ndërkombëtar, por Vuçiçi ia përcolli këtë pasojë qytetarëve serb në mënyrë të kundërt, jo në mënyrën e duhur. Ai lufton kundër kësaj rezolute, dhe fakti që disa vende votuan kundër saj ai e ka shpallur si fitore për Serbinë. Të gjitha mediat në Serbi e kanë publikuar të tillë.” përfundon ai për Euronews.