MENU
klinika

Historia nuk përsëritet

Bajerni dorëzohet në “frymën e fundit”, Reali prek finalen e Champions League

08.05.2024 - 23:03

Historia nuk përsëritet. Nuk ka finale Bajern Mynih-Borusia Dortmund në “Wembley”, aty ku u përballën 11-vite më parë dhe bavarezët ngritën për herë të 6 në histori trofeun e Champions League.

Reali i Madridit ka mposhtur bavarezët me përmbysje 2-1 dhe kanë prerë biletën për në finalen e madhe të 1 qershorit.

Bavarezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 68 me Alfonso Devis me një supergol. Herri Kejn asistoi për kanadezin dhe ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë me një goditje perfekte duke bërë që spanjollët të heshntin.

Madrilenët bënë mrekullinë vetëm pak minuta para përfundimit të ndeshjes, duke barazuar rezultatin në 1-1. Në minutën e 88, ishte sulmuesi Hozelu i sapo futur në fushë, i cili ndëshkoi gjermanët.

Kur gjithçka pritej t’i drejtohej minutave shtesë, Reali gjeti golin e kualifikimit minutën e 92. Ishte përsëri Hozelu, i cili realizoi golin e përmbysjes së madhe dhe gjithashtu kualifikimit në finalen e “Wembley”.

Nga ana tjetër, Ançeloti thyen një tjetër rekord. Trajneri italian nuk ka humbur kurrë më parë ndaj Bajernit të Mynihut.

Përfundon pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në minutën e 13 spanjollët ishin shumë pranë avantazhit, teksa Vinisius goditi brenda zonës, por gjeti reagimin e Nojer me topin që u përplas më pas në shtyllën e majtë.

Madrilenët u përpoqën sërish të gjenin golin, por sërish portieri i bavarezëve bëri mrekullinë duke mbajtur rezultatin e bardhë.

Në minutën e 40, madrilenët patën shansin e artë për të kaluar në avantazh. Vinisius iu afrua golit, por Nojer ia mohoi sërish rrjetën.

Finalja mes Borusias së Dortmundit dhe Realit të Madridit do të luhet më 1 qershor në”Wembley”.