Lajmin e shumëpritur më 1 Korrik do ta kenë të realizuar!”.
Kështu ka deklaruar ditën e sotme ministri i Brendshëm, Taulant Balla sa i takon rritjes së pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit.
Ai theksoi se ky vlerësim financiar vjen prej fondit në buxhetin e shtetit prej 400 mln dollarësh, prej të cilit do përfitojnë edhe punonjës të sektorëve të tjerë.
Sipas ministrit, këtë vit në fokus të punës së tyre është garantimi i sigurisë publike duke marrë parasysh edhe numrin e lartë të vizitorëve të huaj që pritet të mbërrijnë në Shqipëri.
“Policia e Shtetit e meriton këtë vlerësim, duke marrë parasysh sfidat e mëdha, fokusi kryesor është mirëmenaxhimi i sezonit turistik, sepse këtë vit presim një tjetër rritje historike të numrit të turistëve”, tha Balla.