MENU
klinika

“Mbylle gojën”

Bardhi përplaset me Nikollën dhe Braçen: Rama të vijë urgjentisht të japë llogari se na acarove nervat

02.05.2024 - 10:47

Seanca e ditës së sotme në Kuvend ka nisur me ankesat e deputetëve të opozitës për mungesën e njoftimit në lidhje me pranimin ose jo të interpelancave të thirrur nga opozita.

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka këmbëngulur për interpelancë me kryeministrin Rama për çështjen “Xibraka”.

“Kemi kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin për një ndërhyrje skandaloze të kryeministrit te mediat italiane. Ju e keni rrezuar kërkesën, dhe e kuptoj sepse kryeministri ju ka dhënë urdhër ta mbroni sepse ai ka frikë. Arroganca juaj nuk mund t’i mbivendoset Kuvendit. Është Kuvendi që do duhet të vendos, por e kuptoj se ju keni frikë ta përmendni emrin e Kryeministrit.”, iu drejtua Bardhi kryeparlamentares Nikolla.

Pas përplasjes me Nikollën ai u përplas edhe me deputetin Erion Braçe.

“Kërkoj falje unë kur ka reflektim nga kryetarja e Kuvendit, ka edhe nga ana jonë. Po pra po, a ka mundësi ta mbyllësh gojën ti aty tani, gore, aty na acaron nerva që në mëngjes”, i drejtohet Gazment Bardhi

Kujtojmë se, interpelanca e parë është ajo me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, kërkuar nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Ndërkohë, Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu.