Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur sulmeve të Ilir Metës, i cili në një dalje publike tha se Basha njihet nga vëllai dhe kunati i tij.
Basha zgjodhi të përgjigjet shkurt duke thënë se Meta është kartë e djegur dhe nuk harxhon më kohë me të dhe mashat e tij.
“Nuk merrem më me zotin Meta dhe mashat e tij. Është harxhim kohe. Punën e kemi me Ramën e Veliajn, Meta është kartë e djegur”, tha Basha.
Ilir Meta në Konventën e Partisë në Pallatin e Kongereseve nuk la pa bërë ironi me Lulzim Bashën.
Duke marrë si shembull fitoren e Bashkuë Fitojmë në bashkitë e Fushë Arrëzit dhe Pukës, Meta tha se nuk fitohet duke fjetur gjumë dhe duke shumëzuar 7 herë 7.
‘Më thotë Mondi a mund të shoqëroj! Faleminderit që më ke shoqëruar me besnikëri këto 26 vite. Bëhu gati të bëjëm stërvitje bashkë të më shoqërosh edhe 26 vite të tjera. Kisha një lutje. Të çohemi në këmbë për atë vajzën e Fushë Arrëzit dhe delegatët e Fushë Arrëzit dhe Pukës që fituan kundër mafies. E puthe edhe Rrokun kryetarin e Pukës dhe Hilën dhe Bert Malaj e Memaliajn. Ashtu fitohet. Nuk fitohet duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar dhe shumëzuar 7 herë 7, 42’, tha Meta.