MENU
klinika

Bujqësia e rrezikuar nga ndryshimet klimatike

BB rreth 70 milion dollarë investime në Shqipëri

25.05.2024 - 11:46

Ndryshimet klimatike janë kthyer në një risk  për sektorin bujqësor. Për të mbeshtetur bujqësinë në vendin tonë Banka Botërore  do të investojë në disa drejtime rreth 70 milionë euro. Nga Divjaka ku nisi zbatimin ky projekt Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj tha se në vëmendje do të jetë ujitja e kullimi dhe strukturat laboratorike.

Përfaqësuesi  Bankës Botërore theksoi se Shqipëria është një vend   i rrezikuar nga ndryshimet klimatike.

“Programi do të mbështesë modernizimin  e ujitjes dhe kullimit ,modernizimi  tregjeve,monitorimin e  prodhimit apo ngritjen e kapaciteteve  institucionale që do ndihmojnë Shqipërinë  drejt integrimit.Ndryshimet klimatike të rrezikshme për bujqësine e ekonominë. Shqipëria është e ekspozuar ndaj rreziqeve të përmbytjeve apo thatësirave.”

Projekti iBankës Botërore mbi ”Qëndrueshmërinë Klimatike dhe Zhvillimin e Bujqësisë” në Shqipëri ka 3 komponente sistemin e ujitjes dhe kullimit,ngritjen e 5 markatave si dhe një platforme teknologjike për orientimin e fermerëve për mbjelljen e bimëve sipas llojit të tokës./abcnews.al

Një krahasim mes Shqipërisë dhe Francës

Tatimi mbi pagat apo kapitalin

"Duhen ndaluar ndërtimet e shfrenuara për të mbrojtur natyrën"

Turizmi po dëmton Greqinë!

Si përfitohet? Zerohen tri taksa vendore dhe…

Skema e qeverisë për pensionistët kryefamiljarë