MENU
klinika

"Nuk heq dorë nga Himara"

Beleri flet nga burgu për mediat greke: Trajtohem njësoj si të burgosurit e tjerë!

31.05.2024 - 17:34

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili është edhe kandidat për Parlamentin Evropian nga radhët e Demokracisë së Re, të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis deklaron se është i vendosur të luftojë për pafajësinë e tij dhe për Himarën.

Beleri është shfaqur në rrjete sociale duke folur nga burgu për mediat greke.

Beleri ka deklaruar për televizionin grek ‘Mega’ se është i vetmi kandidat për deputet në Parlamentin Evropian që nuk bën dot fushatë, pasi ndodhet në burg.

Po ashtu, ai është shprehur se në burg trajtohet njësoj si të gjithë të burgosurit e tjerë.

“Zgjohem në mëngjes dhe shoh para meje imazhin e Virgjëreshës Mari. Për tridhjetë vjet që jam marrë me politikë, doja t’u shërbeja të drejtave të grekëve në Shqipëri. Ne nuk kemi të drejta, jemi larg asaj që ne e quajmë “shteti i së drejtës” dhe unë do të luftoj për to në Parlamentin Evropian”, tha Beleri

Gjithashtu Beleri ka deklaruar nga burgu se nuk do të heqë dorë nga Himara.

“Falenderoj kryeministrin grek që me këtë lëvizje për të marrë pjesë në zgjedhjet europiane më jep mundësinë të mbështes Himarën nga një këndvështrim tjetër. Nuk po heq dorë nga Himara”, u shpreh Beleri.

Fredi Beleri ndodhet në burg, pasi akuzohet për blerje votash.