MENU
klinika

“Zërat e të rinjve për zgjedhjet e BE-së”

Bora Muzhaqi në Bruksel: Politikat më të mira hartohen me të rinjtë për të rinjtë

31.05.2024 - 23:05

Bora Muzhaqi, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe fëmijë si përfaqësues e Shqipërisë dhe zërit të të rinjve Shqiptar mori pjesë në sesionin e 588-të plenar të Komisionit Ekonomik dhe Social Evropian për “Zërat e të rinjve për Zgjedhjet e BE-së” për të diskutuar mbi politikat e suksesshme për angazhimin rinor.

Ministrja Bora Muzhaqi prezantoi metodologjinë e ndjekur nga Shqipëria për hartimin e politikave rinore, nga të rinjtë për të rinjtë me qëllim adresimin e çdo nevoje të të rinjve.
Në fjalën e saj, ministrja Muzhaqi u ndal në hartimin dhe miratimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029, Ligjin e Rinisë, 61 Këshillat vendorë rinorë dhe Këshillin Kombëtar të Rinisë që janë edhe strukturat kryesore në Shqipëri për të fuqizuar zërin e të rinjve. Më tej, Muzhaqi theksoi edhe mbështetjen që ofrohet me anë të Agjencisë Kombëtare të Rinisë për zbatimin e projekt-propozime rinore dhe ngritjen e infrastrukturës rinore nga bashkitë.

Gjithashtu, ministrja Bora Muzhaqi solli në vëmendje të ndërkombëtarëve poziconimin e Shqipërisë në Indeksin e Progresit të Rinisë.
“Vitin e kaluar, Forumi Evropian i Rinisë lançoi Indeksin e Progresit të Rinisë, që analizon të dhëna të mbi 150+ vendeve në lidhje me nevojat themelore njerëzore, bazat e mirëqenies dhe mundësitë, dhe ndërsa rezultatet treguan një përparim të ngrirë për rininë në Evropë, Shqipëria ishte një nga tre vendet me shkallën më të rëndësishme të përmirësimit në dymbëdhjetë vitet e fundit.” tha Muzhaqi.
Presidenti Röpke theksoi se BE-ja ka shumë për të mësuar nga një vend kandidat si Shqipëria për politikat rinore, dhe ftesa për pjesëmarrjen e Shqipërisë nuk është rastësi, por rezultat i punës impresionuese për angazhimin rinor dhe politikat rinore që Shqipëria ka zhvilluar.