MENU
klinika

20 vjetori i Big Bangut të unionit

Borell: Ballkani Perëndimor ka shansin historik për tu bërë pjesë e BE të unionit!

01.05.2024 - 12:31

Në 20-vjetorin e valës më të madhe të zgjerimit të Bashkimit Evropian, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka përmendur Ballkanin Perëndimor si rajon që ka shansin historik për të lidhur të ardhmen me BE-në.

20 vjet më parë, BE-ja pranoi 10 shtete, në hapin më të madh të asaj që njihet si ribashkimi evropian, pas disa dekadash ndarjeje që nga Lufta e Dytë Botërore. Ishte vala më e madhe e zgjerimit të BE-së. Në atë kohë, u pranuan Estonia, Lituania, Letonia, Hungaria, Polonia, Çekia, Sllovakia, Sllovenia, Malta dhe Qiproja. Borell theksoi se puna e ribashkimit të kontinentin nuk është kompletuar.

“Megjithatë, puna jonë e ribashkimit të kontinentit nuk është kompletuar. E dinim para 2022-s dhe e dimë edhe më mirë sot, për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës. Viteve të fundit, miliona evropianë kanë treguar vullnetin dhe shpresën për t’iu bashkuar projektit të BE-së. Ballkani Perëndimor, Turqia, Ukraina, Moldavia e Gjeorgjia kanë dritare historike të mundësisë që të lidhin fuqishëm të ardhmen e tyre me Bashkimin Evropian. Zgjerimi i BE-së është politikë transformuese që rrit sigurinë, drejtësinë dhe demokracinë, duke i rritur standardet e jetesës së evropianëve”, ka thënë Borrelli në një deklaratë të publikuar sot në faqen zyrtare të përfaqësuesit të lartë.

Ai ka thënë se BE-ja dhe shtetet kandidate bashkëpunojnë për sigurinë e mbrojtjen, që të përballen bashkë me sfidat e shumta gjeopolitike.

Borrelli ka thënë se BE-ja po punon edhe në reformimin e vetvetes e se synon Bashkim më të madh, por edhe më të fuqishëm.

“Shtetet kandidate dhe Bashkimi Evropian kanë shansin historik ta ndërtojnë një Bashkim Evropian më të madh, më të thellë e më të fortë”, ka përfunduar ai.