MENU
klinika

“Mesazhi ishte shumë i qartë për të gjithë drejtorët”

Braçe flet për paralajmërimin e Ramës: Nuk duhet të ketë të paprekshëm

07.05.2024 - 20:28

Deputeti i PS Erion Braçe, ka folur sa i përket fjalimit të Ramës, të mbajtur në mbledhjen e sotme të grupit të PS. Edi Rama u bëri të qartë sot të tijve betejën e Partisë Socialiste kundër korrupsionit, duke theksuar se nuk ka asnjë mbrojtje politike ndaj askujt që shkon në dyert e SPAK të cilin kryeministri tha se do të vazhdojë ta mbështesë pa asnjë rezervë.

Braçe thotë se fjalimi ishte për të gjithë ata drejtorë dhe administrues të parave publike që tentojnë të shkelin ligjin, se PS nuk i bëhet krahë por duhet të përballet me ligjin.

Braçe tha se korrupsioni deri në vitin 2013 ishte i përgjakshëm. Ai theksoi se pas 2016 ka përgjegjës për korrupsionin pa mburojë politike.

“Pyesni zotin Rama kur të vijë këtu. Duhet kuptuar përtej këtij banaliteti kush ishte kush ia tha. Është tjetër gjë komplet. Mesazhi ishte shumë i qartë për të gjithë drejtorët në nivel publik. Një zë i fortë në vesh që gjithsecili të rivendos veten e tij në përputhje me ligjin. Nëse ka konsumuar vepra penale në ushtrimin e detyrës kjo forcë politike nuk ofron mbështetje për ata që do të përballen me ligjin. Për mua ka rëndësi reforma strukturore. Një komision i posaçëm do ta marrë në shqyrtim, do ta reformojë, ky është mesazhi më i rëndësishëm që ka dalë nga kjo mbledhje. Nuk fillon me atë që u bë sot. Me atë reflektim të kryeministrit. Kjo duhet folur duhet të vazhdojë. Duhet folur me njerëzit, që edhe shoqëria të kuptojë që një shërbim duhet ta marri pa para. Shqiptarët po shohin se ata që nuk prekeshin tani janë para drejtësisë në rresht.

Korrupsioni deri në vitin 2013 ishte i përgjakshëm! Të vjedhësh duke vrarë dhe 21 janar të vrasësh për të vjedhur. Ka një diferencë mes këtij sistemi dhe atij që njerëzve abuzojnë me detyrën. Para 2016 nuk kishte përgjegjës. Nga 2016 e këtej korrupsioni ka përgjegjës dhe pa mburojë politike. Diferencën e bën gjaku”, tha Braçe për ReporTV.