09.05.2024 - 17:12
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe gjatë fjalës së tij në parlament tha se korrupsioni deri në vitin 2013 ka qenë i përgjakshëm.
Braçe theksoi më tej se prokurorët deri më 2013-ën as që kishin guxim të hetonin rastet e korrupsionit.
Ai shtoi se sot është ndryshe, sepse korrupsioni hetohet dhe dënohet.
Erion Braçe: Korrupsioni deri më 2013 ka qenë i përgjakshëm, ka marrë jetë njerëzish. Ishte vrit për të vjedhur dhe vjedh për të vrarë. Korrupsioni ka qenë i pahetueshëm dhe i pagjykueshëm. Në parlament dikur është shkarkuar prokurori i përgjithshëm që po hetonte korrupsionin.