MENU
klinika

Nga lobimi te afera CEZ-DIA

Çështja e katërt që ka në dorë SPAK-u ndaj Ilir Metës

03.05.2024 - 19:18

Gazetari Igli Çelmeta shpjegoi se pse kreu i PL, Ilir Meta sulmon Altin Dumanin, drejtuesin e institucionit më të lartë të drejtësisë.

Çelmeta u shpreh se Meta ndihet i frikësuar se SPAK mund ta arrestojë, pasi hetimet për tre çështje janë drejt përfundimit. Po ashtu gazetari thekson se SPAK po heton familjen Meta edhe për pasurinë.

“Partia e Lirisë është një parti e degraduar, ka qenë thjesht një shtojcë midis pushtetit. Këto sulme të fundit të Metës, ndaj institucionit më të rëndësishëm, SPAK-ut, bëhen për çështjet që prokuroria po heton ndaj familjes së tij dhe Kryemadhit.

E konfirmuar është se ka 3 kallëzime në SPAK, nga avokati Romeo Karaj për çështjen CEZ-DIA, ish-deputeti Halit Valteri dhe avokati Idajet Beqiri.

Pra, tre çështje: CEZ-DIA, lobimi dhe operacionet plastike. Por po hetohet edhe për pasuritë e familjes Meta, këto çështje kanë kohë që po ndiqen dhe SPAK-u ka kopsitur disa çështje pas kontrolleve që janë bërë në banesa.
SPAK nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtarisht, përveç kur Altin Dumani i dha përgjigje Metës pas sulmeve. Meta ka bërë deklaratë të pakontrolluar kur tha se Dumani kishte lidhje me Nuredin Dumanin. Deklaratat që bën Meta ndaj SPAK, lë të kuptohet se hetimet e Prokurorisë janë drejt mbylljes, dhe kreu i PL ka informacion se mund të rrezikojë dhe burgun”, tha gazetari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Romeo Kara 'shpërthen' ashpër: I duket vetja i paprekshëm

“SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh…”