MENU
klinika

Rikthehen në GJKKO pasi fituan në KPA

Çështjet e bujshme që dy gjyqtarët pritet të gjykojnë

31.05.2024 - 12:43

Gjyqtarët Ardit Mustafa dhe Bib Ndreca rikthehen në Gjykatën e Posaçme pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që rikthen në detyrë dy gjyqtarët.

Vendimi u mor nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, (KLGJ).

Mustafa dhe Ndreca kanë qenë gjyqtar në ish-gjykatën e Krimeve të Rënda por u shkarkuan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Ata fituan procesin në shkallën e dytë të vetingut teksa është urdhëruar emërimi i tyre në detyrë ku të enjten e 29 majit.

Përkatësisisht vendimi me nr. 282, datë 29.05.2024 i KLGJ-së emëron gjyqtarin Ardit Mustafa dhe me vendimin Nr. 283, datë 29.05.2024 KLGJ-së emëron gjyqtarin Bib Ndreca.

Sot Bib Ndreca ishte pjesë e trupës gjykuese të dosjes “Plumbi i Artë” . Ndërsa Ardit Mustafa fillon punën më 19 qershor 2024.

Gjykata e Posaçme me emërimim e dy gjyqtarëve shkon në 11 në total, ndërsa organika e saj e plotë parashikon 16, aktuaktualisht mungojnë edhe 5 gjyqtarë të tjerë.