MENU
klinika

Eksperti 'zbardh' skemën e re që do përdoret

Çfarë do ndodhë më 1 tetor me pensionet

06.05.2024 - 10:45

Eksperti i njohur Kujtim Hoxha ka folur për ndërhyrjen që po bëhet për ndryshimin e skemës në rritjen e pensioneve të ulëta. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai deklaron se po nisin hapat e para të përgatitjes për të qenë gati vitin e ardhshëm. Sipas tij, në tetor detyrimisht do të ketë rritje të pensioneve, por jo si rezultat i ndryshimit të skemës së rritjes së pensioneve të ulëta, por si rezultat i vendimit të Këshillit të Ministrave që do të marr parasysh inflacionin e vitit paraardhës. Hoxha shprehet se këto ndryshime vijnë pas një detyrimi që Banka Botërore dhe FMN-ja i kanë vënë qeverisë shqiptare për të mbushur hendekun mes të ardhurave dhe shpenzimeve. Nga ana tjetër, eksperti bën me dije se për të nisur ndryshimet e para nevojitet miratimi i sigurimit të minimumit jetik për të nxjerr dhe shifrat e minimumit jetik në Shqipëri, ku të gjitha kategoritë e pensioneve të trajtohen mbi minimumin jetik. Eksperti apelon qeverinë shqiptare ku thotë se ndryshimet në rritjen e pensioneve të ulëta për të ndikuar te të rinjtë për të kryer pagesa ndaj kontributeve, duhet t’i nxis nëpërmjet skemës që të jetë atraktive dhe nxitëse për qytetarët e rinj që futen në skemë e Sigurimeve Shoqërore duke sjellë benefite.

-Keni një koment për ndryshimin e skemës së rritjes së pensioneve të ulëta?

Këto ndryshime janë ende të paformalizuara, por ka mendime nga më të ndryshme në lidhje me ndryshimin e skemës së Sigurimeve Shoqërore, detyrë që Banka Botërore dhe FMN-ja i ka vënë qeverisë shqiptare për të bërë ndryshimin e skemës. Kjo gjë konsiston në faktin që Banka Botërore i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të gjej rrugën për të mbushur hendekun mes të ardhurve edhe shpenzimeve. Nuk bëhet përmisimi në kuptimin që me këtë rregullim ligjor të mbushet kjo gropë apo të bëhen çudira me rritjen e pensioneve. Sidoqoftë, kjo skemë parashikon 2 gjëra, e para, sa herë të ketë rritje të pensioneve ose të atyre që dalin rishtas në pension apo të tjerët që kanë përfituar me skemën e vjetër le të themi do të vazhdojnë të trajton në këto kushte dhe do të marrin vetëm rritjet. Ndërkohë parashikohet se pjesa që është nën pensionin mesatar, sidomos pensionet që janë në zonat rurale, kryesisht me vjetërsi pune në ish-kooperativat bujqësore si dhe të vetë punësuarit në bujqësi të cilët rrjedhimisht marrin një pension më të vogël se pensionet në qytet. Dhe për t’ju afruar kësaj shifre do të ketë një përshkallëzim, cilat janë pensione më të vogla do të rriten me një përqindje më të lartë se pensionet që do të marrin rritjen në mënyrë më të natyrshme dhe ajo që parashikohet me rritjen e pensionit sa inflacioni. Do të ketë një diferencë mes atyre që marrin një pension më të ulët krahas atyre që marrin një pension më të lartë. Në këtë pikë, ka mendime që kjo skemë do të futet në fuqi në 1 Tetor. Kjo gjë në fakt është e gabuar sepse skema e Sigurimeve Shoqërore do të ndryshojë dhe mund të hyjë në fuqi vitin që vjen. Në tetor detyrimisht duhet të ketë rritje të pensioneve, por jo si rezultat i ndryshimit të skemës së rritjes së pensioneve të ulëta por si rezultat i vendimit të Këshillit të Ministrave që do të marr parasysh inflacionin e vitit paraardhës (2023). Ndryshimi i skemës së pensioneve të ulëta do të fillojë dhe do të jetë gati vitin e ardhëm. Ka edhe kategori të tjera të pensioneve siç janë invalidët dhe tetraplegjikët, që janë shtresa më e vuajtur brenda grupimit të pensionistëve pretendohet se do të trajtohen më ndryshe sesa sot ku ka një ide që pensionet e këtyre kategorive të rriten me ritme më të shpejta duke i trajtuar më ndryshe sepse vetë tetraplegjikët, paraplegjikët dhe të verbërit parashikohet në legjislacionin që është ende në fuqi, kanë edhe shoqëruesin i cili kujdeset për të e për këtë një ekstra pagesë financiare ku gjatë kohës së shërbimit, njihen si vjetërsi pune për shoqëruesin. Pretendimet e tertapelgjikëve, parapelgjikëve dhe e shoqëruesve është e tillë që ky trajtimet që marrin deri sot e konsiderojnë të pamjaftueshëm për mbulimin e nevoja dhe shpenzimeve. Edhe qeveria duhet të jetë më e ndjeshme për të trajtuar më ndryshe këtë kategori. Legjislacioni duhet t’i jap më shumë gjallësi shtyllës së dytë dhe të tretë të Sigurimeve Shoqërore, që do të thotë se krahas sigurimit të detyrueshëm që u pa se ka probleme e defekte të mëdha, për ta nxjerrë nga kjo situatë, mendohet që të futet shtylla e dytë dhe e tretë. Kjo është një sigurim ekstra që marrin qytetarët të cilët do të dëshironin të merrnin një pension përveç pensionit që trajtohet me ligjin aktual dhe do të ndryshojë. Pra të marrin një pension ekstra apo suplementar, quajtur ndryshe duke paguar një kuotë shtesë. Sigurimet alternative, siç janë sigurimet private të cilat ekzistojnë në Shqipëri, janë edhe më efecientë, por duhet të krijojnë dhe besueshmëri që qytetarët të jetë të gatshëm të kontribuojë dhe të jetë përfitues në këto skema e do ta bënte më të lehtë për kohën që do të pleqërojnë.

-Si do të favorizohen pensionet e ulëta përmes indeksimit?

Pensionet që janë të pjesshme sot janë në kufirin e 104 mijë lekëve të vjetra shihen dhe në bazë të viteve të kontributeve pavarësisht se ka kontribuar në kooperativë, ai person duhet të marr një pension më të lartë. Personat të cilët kanë vjetërsi pune të pjesshme, nga 32 vite e 4 muaj ka 27 vite pune, detyrimisht ky do të jetë një pension i pjesshëm por iu jepet mundësia të trajtohen me një shtesë në përqindje më të lartë krahas atyre që janë me pensione të ulëta në mënyrë që nuk do të barazohen. Kjo shtresë do të trajtohet më ndryshe deri sa në një të ardhme relativisht të largët të vij duke u barazuar. Për këtë nevojitet dhe miratimi i sigurimit të minimumit jetik, për të nxjerrë sa është minimumi jetik dhe të marrë përgjegjësi për t’i trajtuar të gjitha shtresat jo nën minimumin jetik.

-Duke parë ndërhyrjen në skemën e rritjes së pensioneve të ulëta, a konsiderohet e drejtë edhe forma e rritjes së pensioneve të ulëta të diferencuar duke indeksuar marrë shembull një pensionist në masën 30 mijë lekë do të indeksohet 8 për qind sa është inflacioni i shportës dhe individi tjetër do të indeksohet më pak, a nuk na çon kjo drejt një padrejtësie sociale?

– Këto janë tema shumë të nxehta dhe të ndjeshme për qytetarët sepse nga vetë skema e Sigurimeve Shoqërore është ngritur mbi bazën e kontributeve, të ruhen raportet e kontributeve, por ato qytetarë që kanë kontribuar mjaft dhe kanë pensione relativisht të larta në krahasim me pjesën tjetër. Por kjo nuk duhet të thotë që qeveria të mos kujdeset dhe të ndihmojë pjesën e pensionistëve me pensione më të ulëta por jo në kurriz të personave që përfitojnë pensione të larta sepse inflacionet kanë ndikuar nga paga që kanë marrë në vlerën e pensionit. Dhe nëse nuk merr një pension të indeksuar me inflacionin, këto nisin të varfërohen.

-Po rritja e pensioneve të ulëta a do të bëj që të nxis të rinjtë për të bërë pagesa sa më shumë të kontributeve?

Varet sa të ndjeshme dhe sa të interesuar janë qytetarët mbi pagën e asaj që do të nxjerr kjo skemë. Çfarë do të gatuaj qeveria për të paraqitur një skemë që të jetë atraktive dhe nxitëse për qytetarët e rinj që futen në skemë e Sigurimeve Shoqërore. Nëse do të jetë thjesht një ndryshim shifrash apo numër ligji, nuk do t’i bëj qytetarët që të jenë të angazhuar për të paguar kontribute. Prandaj personat që do të merren me ndryshimet e skemës duhet të shohin të gjithë faktorët që ndikojnë në ndryshimin e skemës, në mënyrë që të jetë e frytshme. Të ketë ndryshime që të sjellë anë pozitive dhe të mos jemi në të njëjtat kushte që ndodhemi.

-Ndërhyrja në skemën e re a do të ndikojë edhe në rritjen e punësimit?

Varet, unë jam me politikat që të gjithë të punësuarit të paguajnë dhe të jetë stimuluese duke ulur përqindjen e kontributit si %, pavarësisht nga rritja e rrogës. Duke u rritur rroga dhe duke u pakësuar përqindja do të ketë një interes nga ana e punëdhënësve që kur të marrin punëtor të jenë të interesuar që t’i deklarojnë me pagat reale, jo me paga minimale por të jetë stimuluese. /Xhoana Vraniçi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet