Njé vëzhgim i shpejtë në TikTok mund të të bindë që çdokush po bën filler, por po përjeton edhe migrimin e tij.
Për ata që nuk e dinë, migrimi i filler-it është procesi i zhvendosjes së filler në zona të tjera nga ajo që është injektuar. Zhvendosja ndodh në buzë, mjekër dhe fytyrë. Në zonat ku migron substanca, lëkura duket e fryrë dhe me gunga.
Lajmi i mirë është se ndodh shumë rrallë.
Studimet tregojnë se në 1% të aplikimit të tyre mund të ketë migrim. Theksohet se ky proces zhvendosjeje nuk ndodh më shumë se pak milimetra nga zona e injektuar.
Arsyet pse ndodh mund të jenë aplikimi i gabuar nga ana e mjekut, aplikimi i më shumë filler se ç’ka nevojë fytyra dhe lloji i produktit.
![Çfarë duhet të dish për migrimin e filler-it?](https://media.anabelmagazine.com/o.anabel.al/media3/-785-0-664e27c5db326.gif)
Çfarë të bësh nëse dyshon se ke migrim të filler?
Më e mira është t’i drejtohesh një specialisti menjëherë. Nuk është nevoja të presësh që të shpërbëhet, pasi ka enzima specifike që e ndihmojnë të shpërbëhet shumë më shpejt dhe ofrohen nga specialistët.