MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë janë antibiotikët me spektër të gjerë?

15.05.2024 - 12:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë janë antibiotikët me spektër të gjerë?

Mjeku: Antibiotikët mund të jenë më spektër të gjerë dhe të ngushtë. Të parat kanë veprim ndaj baktreve gram pozitive apo negative, ndërsa ato të spektrit të ngushtë janë efikase vetëm ndaj një lloj bakteri.

Bakteret gram+ dhe gram- ndryshojnë në bazë të karakteristikave të membranës së tyre qelizore. Të parat kanë një membranë qelizore të përbërë nga peptidoglikan dhe një membranë citoplazmatike të brendshme të formuar nga një shtresë e dyfishtë lipidesh.
Ndërsa gram- përveç membranës së brendshme citoplazmatike kanë edhe një shtresë tjetër lipide në membranën e jashtme. Midis të dyjave është një hapësirë e quajtur periplazmë.

Kjo përbëhet nga peptidoglikan, i cili është shumë më i madh se tek bakteret Gram+. Pra membrana e Gram- është më komplekse.

Për të kuptuar nëse bakteri i përket këtij apo atij tipi, duhen bërë analiza të sakta në laborator. Teknika më e njohur është ajo e ngjyrosjes së Gram.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.