“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë ma krijon morthin?
Përgjigjet mjeku: Ekspozimi i lëkurës në të ftohtë. Personat që ekspozohen ndaj të ftohtit, lagështirës kanë më shumë gjasa për të zhvilluar morthin.
Fryrje dhe skuqje e gishtave te kembes morthi-Të qenët femër. Femrat kanë më shumë gjasa që të kenë morth, dhe kjo për arsye ende të panjohura.
-Njerëzit nën peshë. Njerëzit që peshojnë rreth 20 për qind më pak se pesha normale, priren të vuajnë nga morthi.
-Vendi ku ju jetoni. Ironikisht, njerëzit që jetojnë në vende shumë të ftohta kanë më pak gjasa të vuajnë nga morthi, sepse kushtet e jetesës dhe veshjet e përdorura në këto zona janë më mbrojtëse kundër të ftohtit. Por, në qoftë se ju jetoni në një zonë me shumë ose pak lagështi, rreziku per të zhvilluar morth është më i lartë.
-Dimri. Morthi është më i zakonshëm gjatë dimrit dhe fillimit të pranverës. Morthi shpesh zhduket krejtësisht në pranverë.
-Qarkullimi i dobët i gjakut. Njerëzit me qarkullim të dobët të gjakut priret të jenë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturës, duke i bërë ata më të ndjeshëm ndaj morthit.
-Fenomenin Raynaud: Njerëzit të diagnostikuar me fenomenin Raynaud, janë më të prirur që të shfaqin morthin.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.