MENU
klinika

Greqia nuk është e para në shkëmbimet tregtare

Çfarë po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

13.05.2024 - 15:45

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023 eksportet shqiptare në Greqi kapën vlerën e 28.6 miliardë lekëve ndërkohë që në vitin 2019 vlera e eksporteve ishte vetëm 12.7 miliardë lekë.

Në vlerën e mallrave të eksportuara drejt shtetit fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” dhe grupi “tekstile dhe këpucë”. Por eksportet duket se kanë pasur një tjetër tendencë në periudhën janar-mars të vitit 2024.

Në tre muajt e parë të këtij viti është vënë re një tjetër fenomen përsa i përket marrdhënieve tregtare me greqinë. Sipas Instat ekportet kanë pësuar ulje me gati 3 miliardë lekë por përsëri Greqia mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë edhe pse bizneset shqiptare tashmë kanë nizur të zbulojnë tregje të reja edhe përtej Europës për të shitur produkte të ndryshme.

Por kjo tendencë është nxitur nga forcimi i lekut ndaj euros që është monedha kryesore që përdoret për shitjen e mallrave si dhe për shkak të rënies së çmimeve të lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare. Importet janë ne vlerë më të lartë në krahasim me eksportet por përgjatë viteve mbeten pothuajse në të njëjtin nivel.

Në 2023 imporetet nga vendi Helen kanë qenë 56.9 miliarde.Sipas Instat Greqia rezulton se është partneri i tretë tregtar i Shqipërisë .Partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë janë: Italia 29,6 %, Turqia 9,6 % dhe Greqia 7,3 %.