MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë ushqimet që s’duhet të hajë dikush që vuan nga artriti?

27.05.2024 - 12:59

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Cilat janë ushqimet që s’duhet të hajë dikush që vuan nga artriti?

Mjeku: Artriti reumatoid është një sëmundje e rëndë inflamatore, e karakterizuar nga dobësimi i nyjeve dhe indeve lidhore të kockave që prek gati 1% të popullsisë në botë. Mund të shfaqet në çdo moshë, edhe pse të dhënat e ndryshme kanë treguar se targetgrupi më i rrezikuar i përket moshës 20-50 vjeç.

Një fakt interesant është që femrat rrezikojnë tre herë më shumë sesa meshkujt të shfaqin artrit reumatoid. Kjo sëmundje e rëndë autoimune shkakton deormim të dukshëm të kockave siç duket në foto, ndjenjën e vazhdueshme të ngurtësisë dhe kufizon aftësinë për të lëvizur. Në artikullin e sotëm, ju njohim me ushqimet që nuk duhet të hani nëse vuani nga artriti:

1.Nënproduktet e qumështit: Pjesa më e madhe e nënprodukteve të qumështit përmbajnë kazeinë, një lloj proteine e cila shkakton inflamacion. Studimet e ndryshme kanë treguar se kazeina irriton indet që rrethojnë nyjet duke shkaktuar dhimbje dhe inflamacion të tyre.

2.Vaj misri: Vaji i misrit përmban nivele të larta të acideve yndyrore Omega-6. Këto të fundit çekuilibrojnë balancën e acideve yndyrore Omega-3 duke shkaktuar inflamacion të nyjeve. Hiqni dorë edhe nga vajrat si vaji i farave të rrushit dhe vaji i sojës.

3.Ushqimet e skuqura dhe të përpunuara: Një studim i vitit 2009, publikuar në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism, arriti në përfundimin se ushqimet e skuqura dhe të përpunuara përmbajnë një toksinë të quajtur ‘’glycation”, e cila ndikon drejtpërdrejt në oksidimin e indeve lidhëse të nyjeve dhe qelizave të tjera trupore.

4.Kripa: Nëse e teproni me sasinë e përditshme të kripës, trupi mbledh sa më shumë ujë dhe si pasojë rritet presioni në enët e gjakut. Sa më shumë rritet presioni i gjakut, aq më shumë shtohen dhimbje e artritit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.