Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme.
Kryetari Bledi Çuçi e nisi fjalën e tij me një falënderim për deputetët për të gjithë angazhimin e tyre në takimin që kryeministri Rama mbajti një ditë më parë me emigrantët në Athinë.
Ai u kërkoi deputetëve që të vazhdojnë të jenë më po të njëjtin përkushtim dhe zell edhe për takimet e tjera të turit me Diasporën, ku i radhës do të jetë në Itali, më 26 maj.
“Të gjithë kolegët që kanë lidhje personale apo elektorale të angazhohen për takimin e radhës në Milano pas dy javësh. Ju kërkoj ta merrni me shumë impenjim”, tha Çuçi.
Më pas, vijoi mbledhjen me diskutime për axhendën parlamentare.
Ai ndau me deputetët projektligjet dhe marrëveshjet që pritet të dërgohen në seancën e ditës së enjte në Kuvend teksa përsëriti kërkesën për të mos pasur mungesa në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në seancën plenare.
Gjatë mbledhjes, disa deputetë ngritën për diskutim çështje të ndryshme komunitare sipas zonave të tyre.