MENU
klinika

Ja ku mund të shikoni nëse jeni fitues!

Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane për vitin 2025

04.05.2024 - 19:37

Shqiptarët që kanë aplikuar Lotarinë Amerikane mund të marrin përgjigjen ditën e sotme, nëse janë apo jo fitues.

Duke nisur nga ora 18:00, të gjithë ata që kanë aplikuar do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur.

Ju mund të kontrolloni në faqen e internetit të E-DV https://dvprogram.state.gov/ duke filluar nga 6 maji 2023, duke klikuar mbi butonin check status dhe vendosur kodin tuaj unik që keni marrë gjatë aplikimi.

Ju duhet të keni kodin e konfirmimit për të kontrolluar përgjigjet e lotarisë amerikane. Emrat fitues nuk publikohen nëpër gazeta apo faqe interneti.

Ju duhet ta kontrolloni vetë statusin e aplikimit duke vendosur verification number i cili duhet të fillojë me 2025.

Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për t’u paguar. Të regjistruarit do të kenë mundësinë të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar në formatin on-line “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së.