MENU
klinika

Një fitore larg finales së NBA

Dallas dhe Boston triumfojnë edhe në ndeshjet e treta

27.05.2024 - 12:06

NBA ka dhuruar emocionet e radhës në dy ndeshjet e treta të serive finale në të dyja konferencat. Dallas Mavericks dhe Boston Celtics udhëheqin 3-0 serinë e ndeshjeve finale në konferencat përkatëse dhe janë një fitore larg finales së madhe për titullin kampion në NBA.

Në Konferencën e Perëndimit, Dallas fitoi 116-107 ndaj Minnesota. Pas dy fitoreve jashtë fushe, këtë herë ekipi teksan triumfoi para publikut të tij. Edëards realizoi 26 pikë për miqtë, por që nuk mjaftuan. Dyshja Luka Doncic dhe Kyrie Irving bëri ligjin në fushë. Të dy yjet realizuan nga 33 pikë secili, një dyshe që duket se po çon ekipin e Dallas drejt historisë.

Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Bostonit fitoi 114-111 në fushën e Indiana-s, në një sfidë të ekuilibruar deri në fund. Tatum me 36 pikë ishte vendimtar për Celtics, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Nembhard për Indiana. Nëse Dallas dhe Boston fitojnë sfidat e radhës, të dy ekipet do të përballen për titullin kampion të NBA për këtë sezon.

Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin