Kryeministri, Edi Rama është ndalur të flasë për opinionin publik nga Kotori, para kthimit nga Samiti Rajonal i Ballkanit Perëndimor me BE.
Rama u pyet edhe në lidhje me deklaratën e Aleksandër Vulin pas takimit të Ramës në Athinë, për të cilin kryeministri tha se pas të 40-ve sicili mban përgjegjësi për fytyrën e tij.
Rama: Një njëri i mençur ka thënë se pas të 40-ve cdo njëri mban përgjegjësi për fytyrën që ka dhe nëse shikoni fytyrën e personit që e ka thënë, mendoj se nuk meriton asnjë koment.
TUBIMI NË ATHINË
Në lidhje me tubimin dhe për emocionet që përjetoi, Rama tha se i vjen keq vetëm përpjekjen absurde për të cilësua takimin si takim të bërë me autobusët e administratës.
Rama: E vetmja gjë që më vjen keq është përpjekja absurde për ta projektuar në sytë e atyre që duan të besojnë cdo lloj marrëzie, por jo të vërtetën për arsye politike, atë vallë kuqezi në zemër të Athinë, si një takim të bërë më autobusët e administratës.
Ne vjen keq se lëndohet, dinjiteti, sedra dhe zemra e të gjithë atyre që kishin ardhur atje.
Aty erdhën persona që nuk kishin fare lidhje me politikën, madje edhe persona që ishin të njohur se i përkisnin palëve të tjera politike.
Ai takim do të mbetet gjithmonë në mendjen time si një moment i jashtëzakonshëm shqiptarie.