MENU
klinika

“Peshkaqenët e borxheve”

Deniz Deralla: Në vitin 2020 Banka e Shqipërisë mori masa

25.05.2024 - 11:45

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 personat e përfshirë në skandalin e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet te ashtuquajturave mikrokredi me interesa të larta, për shlyerjen e borxheve të vjetra. Sipas prokurorisë në skemën janë të përfshirë 3 shoqëri përmbarimore dhe 2 institucione financiare që kanë vënë në jetë përmes ndihmës së një noteri dhe avokatëve skemën e zhvatjes së qytetarëve.

Deniz Deralla, drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, tha se Banka e Shqipërisë ka marrë informacion për këtë çështje në prill të vitit 2020 nga Ministria e Drejtësisë dhe po në atë vit ndërmori një plan masash.

Teksa tregoi gjithë masat e marra nga Banka e Shqipërisë, ai tha se në prokurori ishin 32 çështje ndaj kompanisë, ku 30 ishin mbyllur ose nuk ishin hapur, dhe vetëm dy ishin çështje që po hetoheshin.

“Në prill të vitit 2020 jemi vënë në dijeni nga Ministria e Drejtësisë në lidhje me aktivitetet e një sërë përmbaruesish që kishin lidhje me kompaninë që mblidhte kreditë e këqija. Që në momentet e para u nisëm hetimet, por ne bazohemi në disa rregullore dhe sigurisht që shohim aktivitetin në tërësi të kompanisë dhe jo me klientët. Ne nuk e kemi hasur rastin e mashtrimit. Raporti ynë i inspektimit është bërë publik dhe është vënë re qe kemi ndeshur dobësi të kësaj kompanie ku hartuam plan masash në fund të vitit 2020. Sigurisht që Banka e Shqipërisë ndjek planin e masës deri sa vijmë të revokimi i licencës. Në 2022 ishim në inspektim të kompanisë, ku hasëm dobësi të tjera. Penalizuam kompaninë duke vendosur pezullim dhe duke lënë në fuqi rikonstruktimin e këtyre kredive. Një i kemi dërguar shkresa prokurorive dhe rezultati ishte një njoftim që ishin rreth 32 çështje që ishin ngritur kësaj çështjeje, ku 30 ishin të mbyllura ose të pahapura. U ndërmor pezullimi për një periudhë 1 vjeçare. Ne sërish ishim në inspektim, dolëm në përfundim që kompania nuk kishte reflektuar dhe rivendosëm pezullimin më të rëndë. Ndaluam aktivitetin e kompanisë perçe portofolit. Ndërkohë ndodhi ngjarja, Prokuroria e Tiranës me hetime të detajuara vërtetoi rastet e mashtrimit, pasoi në masë arresti administratorët e kompanive. Morëm masën e revokimit të licencës. Këto masa janë efektive që sot, ne jemi prezent në zyrat e këtyre kompanive.”, tgha ai.