MENU
klinika

“S’mund ta pranojmë sjelljen e Greqisë”

Deputeti i PS: Pensionet e ligji i luftës, çështje që duhen ngritur në BE e NATO

27.05.2024 - 21:20

Deputeti socialist, Erion Braçe theksoi se çështja e njohjes së pensioneve të emigrantëve shqiptarë ne Greqi dhe ligji i luftës duhet të ngrihen në tryezën e BE-së dhe NATO-s. I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Braçe tha se nuk mund ta pranojmë sjelljen e shtetit fqinj kundrejt nesh.

“E drejta e pensionit është e drejtë themelore, dhe atë që bën edhe sot Greqia, dhe ne nuk cedojmë, është e padrejtë. Nëse nuk arrijmë dot të organizojmë punëtorët shqiptarë në Greqi për të kërkuar të drejtën themelore si e pensioneve, nuk kemi bërë asgjë. Duhet ta bëjmë këtë gjë. Takimi në Greqi pati vlerë të madhe edhe në këtë aspekt, përtej vlerës tjetër të madhe, që duhet t’i japim fund historisë së gjendjes së luftës me njëri-tjetrin. Ne nuk kemi sulmuar askënd. Nuk jemi bërë pjesë e ndonjë sulmi për të marrë pjesë e ndonjë sulmi për të marrë territor. Por s’mund të pranojmë që të tjerët të kenë një sjellje komplet të kundërt përkundrejt nesh.

Jo se do na sulmojnë por jam i bindur që Greqia as nuk e ka takatin që të marrë territore por ta mbajë këtë gjendje për shkak të interesave ekonomike të shqiptarëve atje. Për mua patjetër që të dyja çështjet të interesave ekonomike të punëtorëve shqiptarë atje, dhe e dyta, e gjendjes së luftës dhe e ligjit të luftës që cenon rëndë interesat e shqiptarëve të vjetër atje, duhen ngritur në tryezën e BE dhe të NATO-s ku jemi. Duhet bërë atje. Si mundet që në tavolinë të ulen kryeministrat, presidentët, ministrat e Jashtëm e dy vendeve që kanë gjendje lufte midis tyre. Nuk mundet, duhet zgjidhur sa më parë.”, u shpreh deputeti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN