MENU
klinika

Nuk dihet arsyeja

Deputeti Luan Baçi shkon në SPAK

15.05.2024 - 10:15

Deputeti i PD, Luan Baçi ka shkuar në SPAK.

Baçi është parë mëngjesin e sotëm të hyjë brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Sipas deputetit ai nuk është thirrur nga Prokuroria e Posaçme, por ka shkuar për një punë personale.

Kujtojmë se Baçi ka shkuar në SPAK edhe më herët teksa lajmin e konfirmoi vetë deputeti.

Baçi pohoi se akuzohet për fshehje pasurie.

Në një emision televiziv, Baçi tha se paraqitja e tij në Prokurorinë e Posaçme u bë për t’u pyetur në lidhje me një denoncim që ishte bërë ndaj tij, përmes të cilit akuzohej për fshehje të pasurisë.

“Në SPAK kam qenë dhe unë, më ka marrë sot një oficer dhe më tha duhet të vish për një deklarim. Shkova deklarova. Më thirrën për një denoncim të bërë për mua, që thoshte se s’kam deklaruar të ardhurat. SPAK kishte marrë denoncimin, hapi dosjen. Më tha sa prona ke, i thashë kam këtë këtë… Jo po të më nxirrnin urdhër paraqitu, se nuk do veja nëse do ishte në atë formë. Ka procedurë ligjore”, tha Baçi.

“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu