MENU
klinika

Dyshonin se…

Detaje nga rrëmbimi i 20-vjeçarit/ U masakrua nga pronarët e kioskave në shesh

20.05.2024 - 18:52

Një 20-vjeçar është rrëmbyer dhe dhunuar ditën e sotme Tiranë, bën me dije policia, duke njoftuar se ka arritur të arrestojë 3 prej autorëve ndërsa është shpallur në kërkim një i katërt.

Ka qenë vetë i riu i cili ka bërë sot denoncimin në Komisariatin e Policisë Nr. 1 se 3 shtetas i kishin hequr lirinë dhe kishin ushtruar dhunë ndaj tij.

Por mësohet se ai është dhunuar nga punëdhënësit e tij. Të shtunën në sheshin “Skënderbej” është mbajtur një koncert. Në një moment që janë fikur dritat është krijuar rrëmujë në kioskat që shërbenin në shesh për aktivitetin

Të nesërmen menaxherët e këtyre kioskave kanë kuptuar që kanë dalë minus në xhirot e fitimeve të një nate më parë. Aty kanë nisur presionin ndaj punonjësve të tyre, duke pretenduar se u janë vjedhur shuma të konsiderueshme parash.

Bëhet fjalë për rreth 60 punonjës, të cilëve u janë kërkuar të kthejnë paratë, por në veçanti tek njëri prej tyre, një 20-vjeçar kanë dyshuar më shumë, të cilin mësohet se Denis Baxhaku, Ermand Hoxha dhe Teo Kolemiço e kanë marrë zvarrë dhe e kanë futur në një trajl ku e kanë dhunuar.

Djalit, i cili më pas ka treguar më polici, i ka rënë të fikët dhe po ashtu pasi është përmendur e kanë rrahur sërish në pjesë të ndryshme të trupit.

Më pas, duke mos ditur çfarë të bëjnë, e kanë lënë 20-vjeçarin sërish në sheshin “Skënderbej”. I riu ka shkuar për denoncim në Komisariatin nr. 1, agjentët e të cilëve organizuan punën dhe arrestuan 3 persona, Denis Baxhaku, Ermand Hoxha, Teo Kolemiço, ndërsa shpallën në kërkim edhe një të katërt.