MENU
klinika

Shkak trualli me 8 anëtarë. Pse u bllokua prona?

Dhunimi i avokatit të Berishës: Porositësi i ngjarjes ka kërcënuar Mëngjesin

29.05.2024 - 20:37

Detaje të reja kanë dalë nga dhunimi i avokatit, Sokol Mëngjesi. Mësohet se kanë qenë më total 8 trashgimtarë që i përfaqësonte si avokat Mëngjesi, një nga 8 trashgimtarët nuk ka pranuar zbatojë kontratën mes Mëngjesit dhe 8 trashëgimtarëve.

Çështja është fituar në dy shkallët e gjyqësorit nga 8 trashgimtarët që përfaqësonte avokati. Në të tilla kushte avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur dhe dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar.

I gjendur në këtë situata dyshohet se ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Takimi i para një muaji ka qenë i fundit para dhunës, sqarues por nuk kanë rënë dakord, por Sokol Mëngjesi ka pretenduar se ka një kontratë që duhet ta zbatojë studio ligjore. Çështja për të cilën bëhet fjalë është një truall toke ku rezultojnë pronarë 8 anëtarët, ku momentalisht mbi këtë truall është ndërtuar.

Tetë trashgimtarë që i përfaqësonte si avokat Mëngjesi kanë fituar procesin gjyqësor për pronën. Paraprakisht, të gjithë kanë firmosur një kontratë për pagesat që do i jepnin avokatit në rast se gjyqi do të fitohej. Pas gjyqi është fituar, 7 prej palëve i kanë dhënë paratë Mëngjesit dhe studios së tij ligjore sipas kontratës së firmosur, përveç Dritan Nanos.

Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja. I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Fillimisht raportohet se kanë pasur një takim rreth një muaj më parë, por nuk kanë rënë dakord pasi Sokol Mëngjesi ka pretenduar se ka një kontratë që duhet ta zbatojë studio ligjore. Momentalisht mbi këtë truall është ndërtuar.