Një krim i rëndë në familje ka tronditur Lezhën, ku një 62-vjeçar ka masakruar nënën e tij me thikë.
Viktima është identifikuar si 88-vjeçarja Gjylije Dani, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është 62-vjeçarit Arsen Dani.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në lagjen “Besëlidhja” dhe dyshohet se ishte me probleme të shëndetit mendor.
Shërbimet e Policisë kanë arrestuar autorin dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gj. D., 88 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.