MENU
klinika

“U ngul gozhda në arkivolin e Bosnjes”

Dodiku zyrtarizon planin për ndarje pas rezolutës

24.05.2024 - 09:28

“Ata që flasin më shumë për Bosnjën dhe Hercegovinën kanë ngulur një gozhdë në arkivolin e saj”. Kështu ka deklaruar Millorad Dodik, duke zyrtarizuar planin e tij për ndarjen e Republika Srpska nga shteti federal.

Duke folur pas një mbledhje të qeverisë së tij në Srebrenicë, lideri ekstremist tha se kërkon një ndarje paqësore të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe ndarjen e re të kufijve me marrëveshje brenda 30 ditëve.

I gjithë ky reagim i tij vjen nga rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë. Dodik theksoi se Srpska do të përgatisë një raport për shkeljen e Marrëveshjes së Dejtonit dhe do t’ia dërgojë Federatës.

“Ne po fillojmë sot me një vendim formal për të kërkuar një demarkacion paqësor, do të propozojmë që fillimisht të sqarohen kompetencat politike që kanë të bëjnë me subjektet. Do të kërkojmë largimin e modelit aktual të funksionimit të ekonomisë dhe brenda pak vitesh të përshtatet në modelin e demarkacionit paqësor”, tha Dodik.

\Në një tjetër event, Dodik pretendoi se historia e gjenocidit në Srebrenicë është ndërtuar në mënyrë false që në fillim. Pavarësisht se gjithçka është dokumentuar, lideri separatist mohoi se aty janë vrarë 8000 burra myslimanë boshnjakë.