MENU
klinika

Përzgjidhet nga "Disney

Dua Lipa do ketë një rol në filmin “Hercules”?

30.05.2024 - 13:13

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, mesa duket do të luajë një rol në filmin rol në filmin “Hercules”.

Ylli i muzikës do të ketë rolin e njërës nga protagonistët kryesorë, Megit, e cila është e dashura e Herkulit.

Megjithëse lajmi akoma nuk është konfirmuar nga kompania “Disney”, lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja.

“Duke mos thënë si fakt 100%, por një emër që dëgjoj që Disney e pëlqen tani është Dua Lipa”– kanë shkruar mediat e huaja.

Ndonëse deri më tani ky film ka qenë i prodhuar vetëm në versionin e animuar, tashmë do të vijë në një version tjetër, më real.

Ndërkohë kujtojmë që këngëtarja shqiptare së fundmi i është futur botës së aktrimit duke luajtur një rol në filmin “Argylle” dhe “Barbie”.