MENU
klinika

Dy ceremoni mortore!

Nëna varroset në Durrës, fëmijët në Shkodër!

08.05.2024 - 10:39

Dy ceremoni mortore për tragjedinë në Bunë! Nëna 39-vjeçare Alma Arrazi do të varroset në Durrës, ndërsa tre fëmijët e saj të mitur do të prehen në Shkodër.

Alma Arrazi dhe fëmijët e saj do të varrosen ditën e sotme, por në dy qytete të ndryshme. 39-vjeçarja do të prehet pranë së ëmës në Durrës, ndërsa fëmijët në Shkodër, ku edhe ndodhi tragjedia.

Kanë qenë familjarët e Alma Arrazit që kanë këmbëngulur që të merrnin trupin e pajetë të 39-vjeçares, duke mos e lejuar që të prehej pranë tre të miturve, me të cilët u vetëmbyt në lumin e Bunës mbrëmjen e 2 Majit.

Ceremonia mortore për 39-vjeçaren do të bëhet në orën 12:00. Ndërsa mësohet se në varrimin e dy fëmijëve, djalit dhe vajzës të moshës 3 dhe 8 vjeç do të jetë edhe babai i tyre, Ergys Dashi, pasi Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Por do të jetë Prokuroria e Shkodrës që do të japë vendimin përfundimtar nëse 31-vjeçari, i cili ndodhet në qeli si i akuzuar për shtyrjen e familjes së tij drejt vetëvrasjes, do të shkojë në varrimin e Gresë dhe Arditit.

Ndërkohë vajza e madhe e çiftit, Ergesta 9-vjeçare u varros më 5 Maj pasi trupi i saj i pajetë u gjet i pari rastësisht nga një peshkatar i zonës, nga ku u zbulua edhe tragjedia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nëna u hodh në Bunë me tre fëmijët e mitur

Gjendet edhe trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar