MENU
klinika

Dalin detaje

E rëndë në Athinë, 40-vjeçarja shqiptare vritet nga partneri

16.05.2024 - 10:13

Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë, ku një 40 vjeçare shqiptare është vrarë në zonën Menidhi të Athinës.

Sipas informacioneve, 40-vjeçarja shqiptare është identfikuar dhe quhet Enkelejda Danaj. Policia thotë se trupi i 40-vjeçares u gjet në rrugë me një thikë në bark dhe e mbuluar nga gjaku në trup.

Mediat greke shkruajnë se autor i vrasjes dyshohet se është bashkëshorti i saj. Sipas mediave vendase pas vrasjes fshihet një histori dhune në familje, pasi 40-vjeçarja kishte denoncuar të paktën një herë më parë dhunën nga bashkëshorti.

Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.

Pranë saj u gjet edhe çanta në të cilën duket se nuk mungonin sendet dhe paratë dhe celulari i saj, ç’ka i bën autoritetet të besojnë se nuk ka qenë shkak grabitja.

Ajo ishte veshur mirë dhe dukej se kthehej nga aktivitet zbavitës.

Pas identifikimit të shqiptares, policia ka nisur kërkimet në të kaluarën e saj, duke kërkuar prova që mund të çojnë në zbardhjen e çështjes. Provat paraprake tregojnë për një histori të dhunës në familje.

Autori i dyshuar është shqiptar dhe nuk kanë fëmijë. Policia i kishte thënë të largohej nga banesa, por viktima nuk kishte pranuar dhe ishte rikthyer në banesë.

Autoritetet policore janë njoftuar nga një kalimtar i rastit i cili ka parë trupin e gruas të shtrirë në tokë rreth orës 05:00 të mëngjesit të 16 majit. Ai pretendon se ka parë edhe momentin kur gruaja është plagosur dhe pritet të merret në pyetje nga policia për të dhënë më shumë informacione dhe detaje.

Policia po heton për rrethanat e ngjarjes, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

Në vendngjarje ka shkuar një ekip i Departamentit të Vrasjeve dhe po kryhen hetimet, ndërsa po këqyren edhe kamerat e sigurisë në zonë.