MENU
klinika

Borxhi publik në nivelet më të larta që nga vitet ‘60

Ekonomia “anemike” e Britanisë para zgjedhjeve

24.05.2024 - 09:58

Fituesit të zgjedhjeve të 4 korrikut në Britaninë e Madhe do t’i duhet të përballet me një ekonomi të rritjes së ngadaltë me nivele të larta borxhi që kufizojnë aftësinë e qeverisë së ardhshme për të sjellë një rimëkëmbje të konsiderueshme.

Pas goditjes së shkaktuar nga kriza financiare globale 2007-09, ekonomia e gjashtë më e madhe në botë është goditur nga vendimi i vitit 2016 për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, pandemia COVID-19 dhe një rritje e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve në 2022.

Performanca ekonomike e Britanisë që nga kriza e koronavirusit ka qenë më e dobëta në mesin e ekonomive të G7, me përjashtim të Gjermanisë, e cila gjithashtu u godit rëndë nga rritja e çmimeve të energjisë pas pushtimit rus të Ukrainës.

Paaftësia e vendit për të vazhduar me rritjen e produktivitetit, ka kontribuar në një hendek në standardet e jetesës në krahasim me vendet e tjera të zhvilluara.

Njerëzit me të ardhura mesatare në Britani janë 20% më të varfër se bashkëmoshatarët e tyre në Gjermani dhe 9% më të varfër se ata në Francë, sipas një studimi nga Fondacioni ‘Resolution’, Qendra për Performancën Ekonomike dhe Fondacioni ‘Nuffield’.

Një krahasim mes Shqipërisë dhe Francës

Tatimi mbi pagat apo kapitalin

"Duhen ndaluar ndërtimet e shfrenuara për të mbrojtur natyrën"

Turizmi po dëmton Greqinë!

Si përfitohet? Zerohen tri taksa vendore dhe…

Skema e qeverisë për pensionistët kryefamiljarë