MENU
klinika

Nuk dëshiron përparimin e Ballkanit Perëndimor

Ekspertja amerikane: Vuçiç është rrezik për rajonin!

30.05.2024 - 12:37

Vuçiç është një rrezik për Ballkanin Perëndimor dhe nuk dëshiron që rajoni të përparojë drejt perëndimit. Kështu ka deklaruar Ivana Stradner, këshilltare shkencore e Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracisë nga Uashingtoni.

Kjo deklaratë ka ardhur pas protestave në Podgoricë me rastin e votimit të rezolutës, ku sipas saj edhe pse ishte numër i ulët protestuesish, mesazhet që u dërguan ishin shumë të forta.

Ajo shtoi se çelësi i politikës dhe aktiviteteve hibride të Vuçiçit në rajon është “Përça dhe sundo”.

“Arsyeja e luftës hibride që po kryhet në Mal të Zi nga Beogradi, i ndihmuar nga Moska është që të bëhet gjithçka që është e mundur që një vend i NATO-s që ishte afër Bashkimit Evropian të mos bëhet pjesë e saj. Atë që e kemi parë me vite në Mal të Zi, për fat të keq do të kemi mundësi ta shohim edhe në Maqedoninë e Veriut, një vend tjetër i NATO që gjithashtu ka ambicie ndaj Bashkimit Evropian.

U përmendën Rusia, Serbia dhe e gjithë kjo është pjesë e distancimit të mëtejshëm të Malit të Zi nga Perëndimi, dhe vetë rezoluta përdoret pikërisht për ta vendosur nacionalizmin në një nivel më të lartë dhe e gjithë kjo gjithashtu ka një rol shumë më të madh.

Dhe pikërisht atëherë, ashtu si në Beograd, siç janë ato grupet e djathta, që presidenti Vuçiç mund të thotë gjithmonë se nuk jam më i keqi, alternativa është gjithmonë më e keqe, fatkeqësisht, një situatë të tillë e shoh në Mal të Zi, ku edhe Beogradi e përdor për momentet e saj gjeopolitike për të thënë, mirë, ndoshta Serbia nuk është gati, por shikoni se çfarë po ndodh edhe në Mal të Zi.”

“Nuk do largohem nga Serbia siç veproi Assad në Siri”

Vuçiç akuza shërbimeve të huaja inteligjente: Duan të më rrëzojnë, por unë…

Çfarë fshihet pas “lojës politike” të tyre

Serbia midis BE dhe BRICS, Vulin dhe Vuçiç konfuzojnë qytetarët

“Në Kosovë ka një acarim për disa iniciativa të panevojshme”

Gërvalla tregon pse janë ftohur raportet Tiranë-Prishtinë

Pas Serbisë, Gjermania “i vë syrin” edhe Bosnjë-Hercegovinës

Minierat e litiumit mund të hapen në gjithë Ballkanin

Të akuzuar për ndikim mbi dëshmitarët në bashkëpunim me Thaçin

Dalin sot para ‘Speciales’ në Hagë dy zyrtarët kosovarë