17.05.2024 - 14:37
Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi ka dalë nga ambientet e SPAK pas 4 orësh marrje në pyetje.
Në një deklaratë për mediat, Engjëll Agaçi u shpreh se u thirr për Inceneratorin e Tiranës.
“U thirra për inceneratorin e Tiranës. Ky nuk duhet të përbëjë një lajm, të gjithë duhet të jemi në dispozicion dhe funksion të organeve të drejtësisë”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.