07.05.2024 - 17:55
Erdgys Arrazi, ka kyçur gojën në gjykatë, lidhur me tragjedinë ku gruaja dhe 3 fëmijët e tij u mbytën në lumë.
Avokati i tij ka thënë se klienti ishte në gjendje të rënduar psikologjike, teksa kërkoi lirimin nga qelia.
Po ashtu avokati mbrojtës ka paraqitur në gjykatë dokumentin mjeko-ligjor, ku Alma Arrazi kishte probleme psikologjike.
Kërkesa e palës mbrojtëse nuk është marrë në konsideriatë nga gjykata, e cila ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg. Prokuroria ka depozituar dosjen me akuzën për shkaktim të vetëvrasjes.