MENU
klinika

Përplasjet e vazhdueshme

Erdogan shpërthen keq ndaj Netanyahut: Do të vdesësh në burg si Ratko Mlladiç

15.05.2024 - 13:39

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të vdesë në burg si Ratko Mlladiç, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin e Srebrenicës.

“Herët a vonë kasapi i Gazës, Benjamin Netanyahu dhe ata që po marrin pjesë në gjenocidin në Gaza do të kenë të njejtin fund,” tha Erdogan, gjatë një fjalimi, pasi theksoi se ata që janë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës që do të vdesin gjithashtu në burg.

Ratko Mladiqi, u akazua në vitin 1995 së bashku me udhëheqësin politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, por që të dytë i ishin shmangur drejtësisë për më shumë se një dekadë.

Ratko Mlladiç u akuzua për vrasjen e mbi 8 mijë djemve e burrave në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, ndër mizoritë më të mëdha në Europë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Masakra u krye në një zonë që ishte shpallur e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara.

Ai ishte përgjegjës për rrethimin dhe bombardimin e Sarajevës ku u vranë 10 mijë civilë.

Kjo nuk është hera e parë që Edogan sulmon kryeministrin izraelit.

Pasi Izraelin shtet terrorist presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan shkon edhe më tej. E konsideron kryeministrin izraelit Benjamin Netanju ‘kasapin e Gazës’ , dhe kriminel lufte.

“Netanyahu, i cili përtej të qenit ‘Kasapi i Gazës’ është edhe kriminel lufte, sigurisht që do të gjykohet si kasapi i Gazës, ashtu siç u gjykua Slobodan Millosheviçi”.

Sipas Erdogan, Izraeli ka si synim të zgjerojë territorin e shtetit të vet.

“Të mbrosh sot Gazën dhe Palestinën është si të mbrosh Mekën, Medinën, Stambollin së bashku me Jerusalemin, të mbrosh Damaskun. , Bejruti, Bagdadi dhe qytete të tjera islame”.

Nga sulmet e presidentit turk nuk u kursyen as vendet perëndimore të cilat i akuzoi se “mbështesin pa kushte Izraelin për të vrarë fëmijë”. Këto deklarata Erdogan i bëri në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll.